Home / Shëndeti / Ndalimi i teshtitjes, dëme të pakthyeshme në trupin tonë

Ndalimi i teshtitjes, dëme të pakthyeshme në trupin tonë

Studimi më i fundit ka rezultuar që pengimi i teshtitjes, mund të kthehet në presion në ndonjë pjesë tjetër të trupit duke e dëmtuar rëndë atë.

Procesi i teshtitjes, është një nga proceset më mbrojtës që ka trupi ynë, nëpërmjet saj ne arrijmë që të nxjerrim bakteret dhe viruset nga trupi ynë.

Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru,e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

“Teshtima mund të jetë aq e fortë sa të shkaktojë dhe dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit e të shkaktojnë plasjen e kapilarëve të syve.” shpjegon mjeku Erich Vogt për “Business Insider”.

Sipas tij ndalimi i teshtimës është shumë e dëmshme pasi shkakton dëme të pakthyeshme në trupin tonë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *