Home / Kryesoret / Ndërpritet komunikacioni në rrugën Prilep – Manastir – Resnjë

Ndërpritet komunikacioni në rrugën Prilep – Manastir – Resnjë

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Qarkores Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit, informon LAMM.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”.

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Manastir, Zheleznec dhe në grykat malore Bukovë dhe Gjavatë.

Dukshmëri të ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 150 – 200 metra ka në drejtimin rrugor Gostivar – vendkalimi malor Strazhë dhe deri 70 metra në vendkalimin malor Pletvar.

Intensittei i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *