Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpritet rryma, skitari hidhet nga teleferiku
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 21:48:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ndërpritet rryma, skitari hidhet nga teleferiku

Një skitar ka marë lëndime trupore pasi është hedhur nga teleferiku i ski qendrës së Mavrovës. I riu është gjendur në panik pas ndërprerjes së lëvizjes së teleferikut për shkak të mungesës së rrymës elektrike dhe ka zgjedhur të hidhet nga lartësia e cila shkon deri në 10 metra.

Trashësia e dëborës prej 60 centimetra ka ndihmuar të riun por megjithatë ai ka marë lëndime në trup informon Zhurnal.

Nga ski qendra informojnë se në momentin e ndërprerjes së rrymës në teleferik ka pasur rreth 30 persna por vetëm njëri ka zgjedhur të mos presë edhe pse për disa minuta aktivizohen agregatorët të cilët zëvendësojnë rrymën elektrike.

Shkak i ndërprerjes së rrymës ka qenë një defekt në largpërçuesin që sjell rrymën nga hidrocentrali i Vrutokut.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *