Home / Kryesoret / Në këtë datë lindi Arbër Xhaferi ,ca fjalë për atë njeri të madh të kombit.
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 08:51:26Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në këtë datë lindi Arbër Xhaferi ,ca fjalë për atë njeri të madh të kombit.

Askush se besoj, as që donin ta dëgjonin e jo më të besonin lajmin e hidhur për ndarjen e Arbën Xhaferit nga jeta, por të gjithë ishin të shokuar dhe mbizotronte heshtja, pikëllimi dhe frika se pas tij, kush mund të udhëhiqte kombin tonë. Ishin çastet më të vështira për politikën e mbi të gjitha për diplomacinë shqiptare sepse Arbër Xhaferi ishte diplomat i shquar, dhe këtë tezë e vërteton heshtja dhe qetësia që posedonte ky njeri i madh i kombit.

Arbër Xhaferi , një politikan modern shqiptarë, kujtohet sot për shumë gjëra, por sa herë përmendet emri i tij , asociimi i parë është urtësia njerzore dhe thellësia e mendimit gjithëpërfshirës.

Kryetari i parë i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, ishte ndër të parët që në fillet e tranzicionit politik vërejti vështirësitë që u qëndronin përpara shqiptarëve si komb dhe posaçërisht shqiptarëve të Maqedonisë. Elaborimet e tij të qeta, shpeshherë edhe të pakuptuara deri në fund, edhe sot mbeten postulate që mund të përmblidhen në një porosi të vetme : Një shoqëri multientike, siç është ajo e Maqedonisë, mund të qeveriset drejtë dhe në mënyrë të qëndrueshme, vetëm nëse edhe rregullimi shtetëror pasqyron të njejtin karakter të shoqërisë së vet.

Arbër Xhaferit s’do i pëlqente fenomeni i zakonshëm i madhërimit të të vdekurve, ai me modestinë e tij do parapëlqente vazhdimin e rrugëtimit politik duke mos mbyllur sytë para vështirësive politike e shoqërore të cilat ai i anticiponte me saktësi matematikore.

Kemi bindjen që gjithkush nga ne, që patëm rrastin ta njohim, nga afër ose nga publiku, heshturazi e ndjejmë borxhin që i kemi këtij njeriu, këtj shqiptari, këtij politikani e filozofi. Dhe emri i këtij borxhi mund të përkufizohet në nevojën e devotshmërisë për të gjeneruar zhgjidhje të drejta sado e vështirë të jetë rruga e jetësimit të drejtësisë.

Andaj sot Agjencia e lajmeve Zhurnal me rastin 69 vjetorit të lindjes së tij, Arbër Xhaferin e përkujton me një fjalë të ish Presidentit italian Xhorxho Napolitano, ku thotë:

“Nëse Arbën Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qenë amerikan, gjerman apo francez, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keqë këta dy figura i përkasin një popullit shumë të vogël të botës”.


Më poshtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal u sjell disa thënie të ndritura të Arbër Xhaferit

– Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar.

– Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë.

– Një popull që humb besimin te të gjitha autoritetet, siç ndodh me shqiptarët, e vë në dyshim qënien e vet, humb vetëbesimin, rezistencën ndaj asimilimit, kështu që përbuzja e vetvetes shoqërohet me adhurimin e tjetrit.

– Albanofobia manifestohet si grekofili, italofili, turkofili, sllavofili etj…

– Mjeshtëria që formon ose e deformon vetëdijen quhet propagandë.

– Shpeshherë më e vërtetë se e vërteta bëhet gënjeshtra, fjalët që paketohen bukur, sipas rregullave të propagandës.

– Anarkia është pasoja më e hidhur e lirisë, e demokracisë së keqpërdorur.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *