Home / Showbiz / Nëna biologjike e vajzës së Angelina Joliet apelon sërish: Më lër të takohem me bijën time! (Video)

Nëna biologjike e vajzës së Angelina Joliet apelon sërish: Më lër të takohem me bijën time! (Video)

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie duket se do të përballet e vetme më një sërë problemesh. I fundit është ai i nënës biologjike të vajzës së adoptua në Etiopi.

Nëna e vajzës i ka bërë një lutje aktores së njohur, ku i ka kërkuar të flasë me vajzën e saj. Mentewab Dawit Lebiso, madje i ka kërkuar edhe kujdestarinë e vajzës, tani që Jolie është ndarë nga Brad Pitt, raporton ‘’Daily Mail’’.

Mentewab Daëit Lebiso mbeti shtatzënë pasi u përdhunua dhe e mbajti fillimisht vajzën, të cilën e quajti Yemasrech, që do të thotë “Lajm i mirë”, por luftoi të bënte para dhe më pas u arratis, duke e lënë atë me nëna e saj Almaz Elfneh.

31-vjeçarja Lebiso, e cila mundohet të mbijetojë me paratë që fiton, nuk ka bërë më fëmijë. Angelina Jolie zbuloi atëherë se, i ishte thënë që nëna e Zahara-s kishte vdekur nga SIDA, kur e adoptoi në 2005-n, por në fakt nëna e saj ishte gjallë. Ajo tha se vogëlushja vuante nga dehidratimi dhe kequshqyerja kur e adoptoi.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *