Home / Lajme / Maqedoni / Nëse BDI e VMRO nuk bëjnë qeverinë cili do jetë hapi tjetër i Ivanovit!? Sela: shqetësuese është gjuha nacionaliste e VMRO-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 22:13:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Nëse BDI e VMRO nuk bëjnë qeverinë cili do jetë hapi tjetër i Ivanovit!? Sela: shqetësuese është gjuha nacionaliste e VMRO-së

Pse po heshtë LSDM-ja për platformën, a mund t’i pranojë kushtet e platformës VMRO-DPMNE, pse Zaev e Gruevski nuk po shfaqen në publik, a ka kompromis për platformën shqiptare, këto e shumë problematika tjera sonte janë debatuar në emisionin Click Plus në Tv21, informon Zhurnal ku të ftuar kanë qenë profesorët Ylber Sela e Mersim Maksuti, diplomati Muhamet Halili si dhe kryetari i SHGM Naser Selmani.

Sipas profesor Maksutit nëse dy partitë fituese nuk e bëjnë qeverinë atëherë e gjitha do varet nga presidenti i vendit.

“Nëse BDI e VMRO nuk bëjnë qeverinë cili do jetë hapi tjetër i Ivanovit, krejt do varet nga ai se cilin hap do ndërmarë rreth qeverisë a do ja jap LSDM të bëj qeverinë, ky është problemi në kuptimin juridik pse presidenti ka shkelur kushtetutën, kjo mund të shtyjë krizën akoma më shumë nëse Ivanov i jep mandatin një tjetër personi brenda VMRO”, thekson kështu profesori Mersim Maksuti, ndërkohë që sipas Selës, shqetësuese është gjuha nacionaliste e VMRO.

“Unë mendoj që situata është pak mjegull dhe liderët politik bënë platformën dhe dolën, tash kemi prononcimet e VMRO dhe është korekte që LSDM të deklarohet mbi të, e më pas do shihet si do bëhen koalicionet, nga ky president mund të presim cdo gjë, mua më shqetëson gjuha e VMRO shumë nacionaliste dhe nuk i bën mirë shëndetit politik dhe frymës saj, LSDM nuk duhet të heshtë që të arrijë këtë numër dhe besoj që duhet të dyja palët të reflektojnë dhe mua më vjen mirë që liderët shqiptarë reflektuan në një moment kyc e tash edhe pala tjetër duhet të reflektojë”, tregon kështu profesori Ylber Sela.

Ndërkohë që kryetari i SHGM Naser Selmani thotë se pas formimit të qeverisë do të bien të gjitha masakat e LSDM.

“Nuk dyshoj se LSDM do të pranojë platformën por nga përvoja si gazetar kam pasur rastin të shoh qëndrime nacionaliste dhe më ortodokse kam pa tek njerëzit rreth LSDM se sa te VMRO, a ka dallime mes tyre ka në aspektin si veprojnë, mendoj se pas kësaj epizode të formimit të qeverisë do bien të gjitha maskat që e përfaqësojnë LSDM si parti e moderuar dhe do mer guximin që vendin të nxjer nga kjo baltë politike që e zhyti Gruevski, LSDM heshtë për shkak se pret që kriza politike të thellohet, nëse analizohet ndërvite LSDM nuk ka bërë hapin e parë asnjëherë pret që VMRO të shkaktojë ngërc e më pas faktori ndërkombëtarë të intervenojë, mendoj se LSDM nuk ka vullnet e gadishmëri që të bëj koalicion me partitë shqiptare dhe të coj VMRO në opozitë, ka disa vlerësime që thonë nëse LSDM dhe shqiptarët bëjnë qeveri VMRO do radikalizohet, sikur LSDM të bënte qeverinë me partitë shqiptare dhe të arrestonte funksionarët e VMRO dhe të pastronte partinë që më pas VMRO të reflektonte dhe të pasivizohet e të shohin realitetin, kështu do i ndihmonte VMRO që të demokratizohet”, sqaron kështu Selmani.

Profesori universitar Ylber Sela: Platforma shqiptare krijoi një realitet të ri në vend

Profesori universitar Ylber Sela thotë mes tjerave se platforma shqiptare përmban multietnicitet për një vend si Maqedonia. “Ne duhet të mundohemi të formojmë një shtet multietnik dhe plaforma përmbanë multietnicitet të plotë, Maqedonia me gjuhë nacionaliste nuk con përpara dhe shpresoj që duhet në këtë moment, dhe tani topi është te pala maqedonase, viti 2017 do jetë vit i ballafaqimeve dhe shumë cështje duhet të marin fund”, thotë mes tjerave Sela, kurse diplomati Halili thekson se LSDM po luan me dredhi dhe filozofi këtë lojën e heshtjes.

“Mendoj se LSDM këtë lojë e luan me dredhi dhe filozofi, ka më shumë se secila parti tjetër por janë duke vështruar, mandatar është Gruevski dhe ka pak dilema a është kushtetutese sepse deri tash nuk ka dal Zaevi e të thote se kam 61 mandate dhe ka shumicën, himni duhet të ndrohet edhe ne kemi bërë propozime që nuk ja vret veshin secilit, stema është simbol socialist ka male e lum”, thotë kështu Halili.

Sa i përket platformës politike shqiptare Maksuti thotë se cështja e gjuhës duhet ndryshuar në kushtetutë se pa ndryshim të saj nuk bëhet zyrtare në gjithë vendin.

“Platformën në tërësi ka të bëj me dy aspekte disa pika kanë të bëjnë me stabilitet ekonomik dhe të sigurisë, gjëja më emergjente duhet vazhdimi i PPS dhe më pas të drejtat e shqiptarëve atje platforma përmend edhe gjuhën shqipe të plotë, këto dy cështje në platformë që kërkojnë zgjidhje që u hap debati por duhet kemi qartë se këto nocione janë për momentin si apstrakte, zyrtarizimi i plotë nuk bëhet me ligj pa u ndryshuar kushtetuta”, thotë kështu Maksuti, ndërkohë që sipas Selës gjuha shqipe është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe aty palët janë dakorduar e tash duhet mbyllur si cështje.

“Dua të them se nuk do flasim nga dëshirat tona, gjuha shqipe është pjesë e MO dhe janë dakorduar palët, tani do flasim me numrat a i kemi ne 81 numra për të vazhduar mandatin dhe e dimë që liderët duhet të dakordohen, nëse PPS duhet të vazhdojë duhen 81 vota dhe dakordimi i liderëve, ne duhet tani të përmbyllë gjuhën shqipe si zyrtare për problematikat tjera janë interesat e të gjithëve, mendoj që adresa e gjithë shqiptarëve duhet të jetë Prishtina e Tirana dhe 2001 ishte ku filloi të na mbështesë faktori ndërkombëtarë, ne shqiptarët e Maqedonisë nuk do jemi ata që do destabilizojmë por ata që do ruajmë duke i plotësuar kërkesat tona se janë legjitime e natyrore nuk kërkohët dicka jashtë standardeve”, shton për fund Ylber Sela, transmeton Zhurnal.

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *