Home / Kryesoret / Nimic: Qeveri stabile – kusht për zgjidhjen e çështjes së emrit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-09 21:08:27Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Nimic: Qeveri stabile – kusht për zgjidhjen e çështjes së emrit

Për t`u zgjidhur çështja e emrit duhet që të kemi qeveri stabile në Shkup dhe Athinë – ka deklaruar medijatori Metju Nimic pas takimit me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias gjatë vizitës zyrtare së këtij të fundit në Nju-Jork të SHBA-ve.

Në takimin që ka zgjatur mbi në orë, ditën e premte, ka qenë i pranishëm edhe Sekretari Gjeneral i OKB i sapozgjedhur, portugezi Antonio Guteresh, i cili është njoftuar me çështjen e pazgjidhur të emrit qysh nga pavarësimi i Maqedonisë më 1991 informon Zhurnal..

Kryenegociatori Nimic ka thënë se sapo të ketë një qeveri të votuar në Shkup do të qëndrojë për vizitë në dy kryeqytetet për të parë nesë mund të bëhet ndonjë hap konkret drejt zgjidhjes së çështjes së emrit duke shtuar se edhe Sekretari Gjeneral Guteresh ka treguar interes të shtuar për negociatat që po zhvillohen me ndërmjetësimin e tij. “Por nuk ka kuptim të negociohet për sa kohë nuk kemi qeveri në njërin nga vendet në konflikt” – është shprehur Nimic

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *