Home / Lajme / Rajon / Një i Plagosur në Prishtinë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 08:56:46Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Një i Plagosur në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm një person është plagosur në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.

“Rreth orës 04:20 kemi pranuar një informatë për gjuajtje me armë në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur një person të plagosur. Rasti është hapur si vrasje në tentativë. Policia ka arrestuar një person për këtë rast dhe është në kërkim të tre të tjerëve të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, tha zëdhënësja Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *