Home / Lajme / Botë / Një “vaksinë” kundër lajmeve të rreme

Një “vaksinë” kundër lajmeve të rreme

Shfaqja e lajmeve të rreme në internet dhe rrjete sociale kanë frymëzuar shkencëtarët të krijojnë një ‘vaksinë’ për të imunizuar njerëzit ndaj këtij problemi.Një studim i Universitetit të Kembrixh ka shpikur mjete psikologjike për të nxjerrë në pah shtrembërimin e fakteve.

BBC thotë se studiuesit sugjerojnë një lexues që bën një “ekspozim paarandalues” me një “dozë” të vogël lajmesh të rreme, duke ndihmuar organizatën të heqë ato.

Lajmet mbi zgjedhjet ameriakne dhe Sirinë janë ato që kanë sjellë shqetësim. “Keqinformimi mund të të prekë, të përhapet dhe shumohet njësoj si virusi. Idea është të sigurohet një repertor njohës që ndihmon në ndërtimin e rezistencës ndaj keqinformimit, kështu që herën tjetër njerëzit do të jenë më pak dyshues”, thotë autori i studimit Dr. Sander van der Linden.

Studimi i botuar në revistën Global Challenges është zhvilluar si një eksperiment i maskuar. Më shumë se 2 mijë amerikanëve iu prezantuan dy lajme për ngrohjen globale.

Studiuesit thanë se kur lajmet jepeshin njëri pas tjetrit kuptoheshin lehtë kush ishin të rreme e kush të vërteta. Por kur ishin të kombinuara me keqinformim, në formën e paralajmërimit lajmi i rremë bënte më pak rezonancë.

Rrjeti më i madh social bëri të ditur një mjet të ri që ndihmon në fabrikimin e historive të reja, dhe në presionin e Google apo Twitter ka më shumë për tu bër për këtë çështje./ Top Channel

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *