Home / Shëndeti / Një vezë në ditë pengon goditjen në tru

Një vezë në ditë pengon goditjen në tru

Konsumi i ushqimeve të caktuara është i lidhur ngushtë me parandalimin ose mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve të ndryshme. Rezultatet që vijnë nga bota e shkencës janë gjithmonë e më mbresëlënëse.

Studiuesit e EdipStat Intitute, Michigan (USA) kanë arritur në konkluzionin që konsumi i një veze në ditë ul me 12% rrezikun e goditjes në tru. Sipas tyre, një vezë me madhësi mesatare përmban plot 6 gramë proteina, vitamina A, E dhe D, si dhe antioksidantë shumë të dobishëm si luteina dhe zeaksantina.

Studiuesit rianalizuan vëzhgimet e bëra gjatë viteve 1982-2016, ku pjesë e studimeve kanë qenë thuajse 2.760.000 persona. Vezët kanë shumë vlera ushqyese përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët ulin stresin oksidativ dhe inflamcionin, si pasojë pengojnë shfaqjen e hemeroragjisë cerebrale. Të gjitha rezultate u publikuan në Journal of American College of Nutrition./living.al

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *