Home / Kryesoret / Novkovska: Një regjistrim real i popullësisë është i mundur në vitin 2020
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 10:40:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Novkovska: Një regjistrim real i popullësisë është i mundur në vitin 2020

Ish drejtoresha e Entit shtetëror për statistikë, njëherit Profesoresha universitare Bllagica Novkovska në intervistën e saj për magazine” Faktor24” ka deklaruar se për një regjistrim kualitativ të popullatës patjetër duhet  të kemi edhe një ambient shoqëror politik stabil, transmeton Zhurnal.

“Tani ka më pak kushte shoqërore se sa para gjashtë viteve kur ishte ndërprerë regjistrimi i atëhershëm. Operacioni i ri statistikor nuk guxon të jetë lëndë e manipulimeve politike dhe analiza për interesa partiake. Një nga vlerësimet për suksesin e regjistrimit është e ndërlidhur me metodologjinë për regjistrim. Më duket se duhet të realizojmë regjistrim të kombinuar, duke përdorur metodat tradicionale në regjistrimin në teren dhe përgjigjet nga popullsia, ndërsa pjesë e përgjigjeve të pyetjeve të meren me të dhënat dhe ekstraktimin e tyre nga institucionet përkatëse. Ato patjetër të kenë dhe fakte administrative që kanë kualitet të lartë të seriozitetit dhe krahasueshmërisë”. Sqaron profesoresha Bllagica Novkovska.

Profesoresha thekson se nëse duam që deri në vitin 2020 të organizojmë regjistrim real, është e domosdoshme që vitin e ardhshëm të sillet një ligj për regjistrim.

“Me regjistrimin e ardhshëm në Maqedoni mund të kemi rezultate surprizuese në strukturën aktuale dhe numrin e banorëve në bashkësitë etnike. Do kemi  ndryshime interesante”, vlerëson profesoresha Bllagica Novkovska

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *