Home / Shëndeti / Nuk do ta besoni se sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre

Nuk do ta besoni se sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre

Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhanit. Veç kësaj, pirja e duhanit i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.

Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen, transmeton Telegrafi.

‘WallhetHub’, ueb sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal – gjatë tërë jetës.

Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *