Home / Lajme / Rajon / Para të falsifikuara u dërguan në dy banka në Kosovë

Para të falsifikuara u dërguan në dy banka në Kosovë

Kohëve të fundit është raportuar shumë për falsifikim të parave, madje në raportet e policisë është rritur ankesa edhe nga punonjësit e bankave të cilën pranojnë para fals.

Gjatë ditës së djeshme në njërën nga bankat e NLB-së në Fushë Kosovë, një arkëtare ka raportuar se ka pranuar kartëmonedhë prej 100 euro e cila ishte e falsifikuar.

Të njëjtën ditë në një bankë të TEB në Prishtinë, gjithashtu një punëtore ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë të falsifikuar, po ashtu me vlerë prej 100 euro.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa policia po merret me rastet e tilla.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *