Home / Lajme / Maqedoni / Parashikimi i motit, e enjte 5 janar 2017

Parashikimi i motit, e enjte 5 janar 2017

Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshme të vranësirave duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga reshje të dendura shiu e dëbore, sërish më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore të vendit. Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet e dëborës të jenë prezent në 70 % të territorit.

 Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale por një rënie e lehtë e tyre parashikohet edhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *