Home / Kryesoret / Parashikimi i motit për fundjavën, rritje e temperaturave do të jenë pozitive mbi 0 dhe reshje dëbore
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 22:15:39Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Parashikimi i motit për fundjavën, rritje e temperaturave do të jenë pozitive mbi 0 dhe reshje dëbore

DPHM informon se rritje të temperaturave do të ketë prej të premtes kur do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale çdokund do të jenë pozitive. Valë të re të lagësht do të ketë prej të premtes nga fundi i ditës dhe të shtunën kur në viset më të lartas dhe në male do të ketë reshje të borës, ndërsa në viset më të ulëta reshjet do të jenë të shiut dhe borës.

Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit, ku do të vijë deri te rritja e shtresës së borës. Përgjatë Vardarit, në pjesët jugore dhe në viset më të ulëta do të ketë zvogëlim të shtresës së borës.

Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zeros.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *