Home / Kryesoret / Partitë shqiptare komentojnë apelin e intelektualëve shqiptarë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 12:08:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Partitë shqiptare komentojnë apelin e intelektualëve shqiptarë

Në kohën kur bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë duhet të zhvillohen ndërsa partitë ende heshtin, një letër e hapur e nënshkruar nga dhjetëra profesorë dhe persona publik shqiptarë u është drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në e cila e mori mandatin për forimimin e Qeverisë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate dhe që do të jenë pjesë e negociatave për formimin e qeverisë së re, lidhur me deklaratën gjegjësisht apelin e e intelektualëve shqiptarë drejtuar partive shqiptare.

Nënkryetari i Lëvzjes BESA, Zeqirija Ibrahimi  për Zhurnal thotë se shoqëria ka nevoj për ta dëgjuar zërin e intelektualëve dhe sygjerimet e tyre. Ai i falemnderon për angazhimin e tyre në drejtim të zgjidhjes së krizës politike në vend dhe rikthimin e stabilitetit politik.

“Mendoj se shoqëria jonë ka nevojë për ta dëgjuar zërin e intelektualëve dhe, për këtë arsye, unë i falënderoj ata për angazhimin e bërë në drejtim të zgjidhjes së krizës në vend dhe të mbrojtjes së interesit shqiptar në Maqedoni. Duke pasur respekt për mendimin e tyre, nuk do të kisha dashur të komentoj rreth përmbajtjes së letrës. Me rëndësi është se ne e kemi dëgjuar zërin e tyre dhe e kemi marrë mesazhin e intelektualëve shqiptarë”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i Lëvzjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Agon Ferati nga Aleanca për Shqiptarët për Zhurnal thotë se kjo deklaratë është në rregull por nuk do e komentojnë më shumë.

“Deklarata në rregull është por do përmbahemi. Nuk do e komentojmë”, ka deklaruar për Zhurnal, Agon Ferati nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për Zhurnal thotë se BDI vlerson kontributin e secilit në analizat e bëra lidhur me opcionet e përcaktuara për formimin e qeverisë. Ai thotë se BDI do merre vendime duke u bazuar në verdiktin e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Vlersojmë kontributin e secilit në analizën që po bën BDI lidhur me opcionet e përcaktuara duket vlersuar interesin afatshkurtë por edhe afatgjatë shqiptar me argumentet pro dhe kundër për secilin opcion. BDI do merr vendime duke u bazuar në verdiktin e qytetarit shqiptar në zgjedhjet e fundit, në frymën e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare dhe në bazë të platformës së vetë duke marrë në konsideratë edhe vlersimet e partnerëve tanë ndërkombëtar”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Ndryshe, dje në një deklaratë të përbashkët, një numër i madh i intelektualëve shqiptarë përfshirë këtu akademik e profesor universitarë si dhe personalitete të njohura e me ndikim në vend kanë lëshuar një apel të përbashkët deri tek partitë që marin mandatin për formimin e qeverisë së ardhëshme në të cilin apel kërkojnë që partitë të punojnë në të mirë të qytetarëve, në mirëqenie sociale, integrime europiane, marrëveshjet me cilindo mandatar të bëhen jo me prapavijë për ruajtjen e regjimit ekzistues dhe interesave grupore, por me synim racional që vendi të orientohet drejtë demokratizimit e zhvillimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *