Home / Kryesoret / Partitë shqiptare tregojnë se a do të koalicionojnë me mandatarin Gruevski apo jo?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 11:21:03Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Partitë shqiptare tregojnë se a do të koalicionojnë me mandatarin Gruevski apo jo?

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka afat 20 ditë që t`i propozojë Parlamentit programin dhe përbërjen e qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicë të votave nga numri i përgjitshhëm i deputetëve në parlament.

Tri partitë shqiptare, që fituan mandate në përbërjen e re të parlamentit, BDI 10, Besa 5 dhe Aleanca për shqiptarët 3, kanë miratuar një platformë 7 pikëshe, që paraqet një dokument kornizë për partitë politike shqiptare, për t`u bërë pjesë e qeverisë së re në Maqedoni. Në këtë deklaratë përcaktohet angazhimi për arritjen e  barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, gjuha maqedone me alfabet cirilik dhe gjuha shqipe me alfabet latin, të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Gjithashtu theksohet edhe përfshirja në debatet gjithëpërfshirëse mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.

Partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare gjithashtu kërkojnë edhe arritjen e barazisë ekonomike dhe mirëqenies shoqërore, përmes zhvillimit të barabartë rajonal, ku parashikohet formimi i një komisioni shtetëror për financim të komunave dhe krijimin e një ministrie për sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve.

Partitë shqiptare angazhohen për përforcimin e sundimit të së drejtës, duke përkrahur punën e paanshme të Prokurorisë Speciale, pa paragjykime etnike dhe politike, si dhe njëherit angazhohen për zbardhjen e çështjeve dhe proceseve gjyqësore, siç janë ” Sopoti”, “Brodeci”, ‘Monstra” dhe “Kumanova”.

Partitë shqiptare që fituan mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thonë se nuk do të bashkëpunojnë në asnjë mënyrë me ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski sepse ai dhe klika e tij janë të inkriminuar dhe dyshohen nga PSP dhe gjykatat ndërkombëtare.  Ndërsa Bujar Osmani nga rradhët e BDI-së shkurt na u përgjigj “Sonte kryetari Ahmeti do ti sqaroj të gjitha pyetjet në Click Plus”.

Përfaqësuesi i “Aleancës për Shqiptarët”, Vesel Memedi për Zhurnal ka deklaruar se për të koalicionuar dhe biseduar për të ardhmën, disa subjekte politike duhet të pastrojnë të kaluarën e tyre dhe më pas mund të bisedohet.

Sipas tij  për herë të parë në tranzicionin e Maqedonisë opinioni do të jetë dëshmitarë i një koalicionimi ndryshe, pa partner strategjik dhe pa partner të grupeve të interesit.

“Do të na duhet kohë që disa subjekte politike të pastrojnë të kaluarën e tyre, pastaj vijnë koalicionimet për të biseduar për të ardhmën. E kaluara vazhdon të ndjek çdo subjekt politik dhe figurë publike si hije, dhe ardhmëria e figurave, subjekteve, por edhe vet shtetit, do të varet gjithçka nga e kaluara. Për herë të parë opinioni do të jetë dëshmitarë i një koalicionimi ndryshe, pa partner strategjik, pa partner vellazërim-bashkimi, pa partner të grupeve interesi. Do të jetë një koalicion i mundimshëm por si një rezultat platforme të së ardhmës mes shqiptarëve dhe maqedonasve”
, ka deklaruar për Zhurnal njëri nga përfaqësuesit nga “Aleanca për Shqiptarët”, Vesel Memedi.

Ndërsa, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani për Zhurnal është decid ku thotë se nuk mund të jenë në qeveri me persona të cilët dyshohen nga PSP dhe Gjykatat ndërkombëtare.

“Ne si Lëvizje BESA mendojmë se më e rëndësishme është qëndrimi besnik ndaj parimeve sesa futja në qeveri me çdo kusht. Disa herë e kemi bërë të ditur qëndrimin që nuk mund të jemi në një qeveri me persona të inkriminuar të cilët dyshohen nga Prokuroria Speciale dhe gjykatat ndërkombëtare. Gjithashtu e kemi thënë që me këtë lidership të VMRO-së nuk mund të bashkëpunojmë. E njëjta gjë vlen edhe për BDI-në. Ne si Lëvizje BESA qëndrojmë në parimet tona dhe jemi të bindur se ato janë edhe në të mirën të shtetit e jo vetëm të shqiptarëve dhe si të tilla duhet edhe të pranohen”,
ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i Lëvzjes BESA, Orhan Murtezani.

Nga ana tjetër zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani shkurt potencoi se Kreu i partisë Ahmeti sonte do të përgjigjet më gjërësisht gjatë emisionit “Click Plus” që do të emetohet në Televizionin 21.

“Kryetari do përgjigjet sonte në Televizionin 21”
, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Ndryshe, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në intervistën për gazetën “Dnevnik”, thotë se politikanë dhe diplomat të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare, krijojnë atmosferë që ato të mos bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Duke komentuar platformën e partive shqiptare, Gruevski thotë se dygjuhësia , nuk i duhet shqiptarëve në Maqedoninë Lindore apo në vise të tjera ku ata nuk jetojnë.

Nga ana tjetër dje zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, tha se partia e tij ende nuk e ka lexuar dhe shqyrtuar platformën e përbashkët të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *