Home / Lajme / Botë / Pas NATO-s, Trump alarmon OKB-në

Pas NATO-s, Trump alarmon OKB-në

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka thënë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon shkurtimin e kontributit financiar amerikan për disa agjenci të OKB-së dhe organizatën ndërkombëtare.

“Kjo me të vërtetë është arsye për shqetësim. Përveç kësaj, jemi të vendosur që me zyrtarët amerikanë të zhvillojmë lidhje të forta që në themelet e besimit të vazhdojmë me bashkëpunimin”, tha Guterres, i cili theksoi se tashmë ka biseduar për këto çështje edhe me ambasadoren e SHBA-ve pranë OKB-së.

“Shpresojmë se OKB-ja do të vazhdojë në rrugën e saj pa ndryshime dramatike”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara para gazetarëve gjatë mbajtjes së Samitit të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababi.

Sipas një shkrimi në “Neë York Times”, administrata e presidentit amerikan Trump përgatit dy vendime me të cilat parashihet ulja, madje edhe heqja e kontributit amerikan për më shumë agjenci të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare, dhe rishikimin e më shumë marrëveshjeve.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *