Home / Lajme / Maqedoni / Përderisa nuk zgjidhet qeveria, studentët nuk do të marrin bursë!?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 13:06:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com-)ç*-o

Përderisa nuk zgjidhet qeveria, studentët nuk do të marrin bursë!?

Studentët që kanë aplikuar për bursë kanë mbetur me xhepa të zbazura, sepse përderisa nuk formohet qeveria, nuk do të shpallen rezultatet, e me këtë do të vonohet edhe pagesa e bursës.

Aplikimi për bursë është realizuar në filim të dhjetorit, dhe së shpejti është dashur të bëhet e ditur rezultati, ndërsa paratë është deshtur t`ju transferohen para festave të fundvitit. Por, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se i kanë ndalë nga Komisioni Shtetëror për ndalimin e korrupsionit që ti shfaqin rezultatet para se të formohet qeveria.

“Rezultate nga konkursi për ndarjen e bursave studentore për vitin shkollor 2016/2017, do të shpallen pas procesit zgjedhor, përkatësisht pas zgjedhjes së deputetëve në Kuvendin e Republiksës së Maqedonisë dhe pas zgjedhjes së Qeverisë së RM-së. Gjegjësisht, sipas mendimit që kemi marrë nga ana e Komisionit shtëtëror për parandalimin e korrupsionit, ekziston një pengesë ligjore për shpalljen e listës së kandidatëve që do të marrin bursë”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në bazë të konkursit të MASH-it, më 19 tetor, për këtë vit shkollor do të ndahen gjithsej 2.890 bursa për studentët e rregullt, nga të cilat 1.500 do jenë për kategoritë e rasteve sociale, ndërsa 1.390 do të ndahën studentëve që kanë arritur sukses më të mirë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *