Home / Shëndeti / Përfitimet shëndetësore nga Ananasi

Përfitimet shëndetësore nga Ananasi

Ananasi është sjellë në Evropë nga Amerika e Jugut

Në Evropën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, ky frut ka qenë i njohur për shekuj me radhë për efektet pozitive në tretje dhe vetitë anti-inflamatore.

Efekti anti-inflamator i atribuohet veprimit të bromelain, e cila është një enzimë dhe një antioksidant i fuqishëm. Shumë studime kanë vënë në pah funksionet e bromelainës.

Thuhet se ajo lehtëson dhimbjet e artritit, ul inflamacionin, pengon rritjen e kancerit dhe shkurton kohën e shërimit pas operacioneve. Bromelain vret bakteret dhe lufton infeksionet.

Ananasi përmban disa ushqyes të tjerë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe vitaminë A, thiaminën, riboflavinën, vitaminë B-6, folate, acid pantotenik, magnez, mangan dhe kalium. Ky frut është një burim i mrekullueshëm i vitaminave esenciale dhe mineraleve.

Kur është fjala për trajtimin e kollës së vazhdueshme dhe të ftohtit, lëngu i ananasit mund të qetësojë dhimbjen e fytit dhe t’ju ndihmojë në eliminimin e kollës.

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *