Home / Lajme / Rajon / Përlahen mes vete ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-polici i Serbisë (Foto)

Përlahen mes vete ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-polici i Serbisë (Foto)

Ushtari i UÇK-së, Ali Gashi, ka debatuar nga distanca me ish-pjesëtarin e policisë serbe, Millosh Tomic, i cili gjatë luftës ka operuar në rajonin e Klinës.

Duket se Milloshi, që nga paslufta jeton diku në Serbi, është ndjerë i pafuqishëm kur ka parë se autoritetet kosovare ndaluan trenin serb të hynte në Kosovë, prandaj ka fyer ish-ushtarin e UÇK-së, duke thënë se “do vijë dita kur ai do të kthehet sërish në Kosovë dhe se po atë ditë do ta vrasë ish-ushtarin”.

Por kësaj gjuhe fyese, Ali Gashi nga Klina i është përgjigjur qetësisht duke i treguar se ka qenë ai dhe shokët e tij që gjatë luftës kanë sulmuar shpesh stacionet e policisë. Gashi, bashkëluftetar i Mujë Krasniqit, e ka ftuar Milloshin që të vijë në Kosovë sepse, sic ka thënë, do ta pres sërish; madje kësaj here edhe më i fortë, shkruan Magazina.al

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *