Home / Shëndeti / Përse qeshin të porsalindurit?

Përse qeshin të porsalindurit?

Deri tani është menduar se fëmijët e porsalindur qeshin pa ndonjë qellim dhe ne mënyre instiktive ato i përgjigjeshin buzëqeshjes se nënës, babait, apo atij qe ja drejtonte.

E pra ne fakt nuk është aspak kështu. Sipas një studimi te botuar në revistën PLOS ONE, fëmijët e vegjël qeshin me një qellim te caktuar, qe sipas studimit është nevoja qe ato kane për te bere te qeshin nënën e tyre, babain apo tjetër person qe ndodhet mbi ta duke i kundruar me ngrohtësi. Ka edhe me shume madje. Studiuesit kuptuan se ata këtë gjë e bëjnë ne momente dhe rrethana te caktuara, duke zgjedhur momentin e duhur, për te marre buzëqeshjen e tyre me sa me pak sforcim.

“Nëse i keni pare fëmijët me kujdes, ato qeshin ne momente te caktuara”, thotë Javier Movellan, një nga autoret e kërkimit, pranë Machine Perception Laboratory ne University of California. Gjithsesi, shton ai, “për ta provuar këtë nuk është e lehte”.

Për te dale ne këtë përfundim, ata ndërtuan një kompleks robotik shume kompleks, pasi morën me pare te dhëna te shumta ne lidhje me zakonet e te porsalindurve. Mbi këtë baze, ata ndërtuan një robot i cili u ngjasonte shume te vegjëlve, te cilin e vunë te reagojë dhe interferojë me mjedisin, qe ne këtë rast ishin disa studente te tjerë. Përfundimet ishin te paparashikueshme për kërkuesit.

“Mendonim se fëmijët e porsalindur qeshin vetëm ne përgjigje te ngrohtësisë dhe buzëqeshjes se nënës”, thotë Paul Ruvolo, profesor ne Olin College of Engineering ne University of California. Megjithatë, edhe pse studiuesit janë te bindur se ekziston një arsye qe i bën te porsalindurit te qeshin, ata ende nuk kane gjetur dot se cilat janë mekanizmat qe e mundësojnë atë, por ata janë te bindur qe fëmijët janë ata qe kërkojnë te marrin buzëqeshjen e nënës, dhe jo e kundërta.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *