Home / Kryesoret / Persona të armatosur kanë grabitur bastore, market dhe një veturë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 13:33:43Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Persona të armatosur kanë grabitur bastore, market dhe një veturë

Të hënën, rreth orës 19:19 në Shkup në rrugën “Tale Hristov”  më saktë në bastoren “Sport Live”, dy persona të maskuar dhe të armatosur, e kanë kërcënuar një punëtor dhe kanë marrë rreth 19.000 denarë ku më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmiren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Të njejtën ditë, në ora 20.42 në Shkup në bulevardin “Partizanksi Odredi”  në marketin “Stokomak 21”, person i panjohur i armatosur me armë me maskë të zezë, poashtu e ka kërcënuar punëtorin dhe ka marrë rreth 27.000 denarë, ku gjithashtu pasi i ka marrë të hollat ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Vjedhje ka pasur edhe rreth orës 19:19 në Shkup në bulevardin “Boris Trajkovksi” nga një person i panjohur me veturë “Audi” me targa nga Shkupi në pronësi të K.S. (24) nga fshati Sopishte-Shkup. Autori i ngjarjes duke përdorur një mjet të fortë ka thyer dritaren e pasme dhe ka marrë një çantë të zezë në të cilën kishte dokumente dhe një armë të kalibrit 9mm dhe 18 fishekë në pronësi të babait të K.S. që e kishte me leje. Autori I ngjarjes ka ikur me një vlerë të parave prej 30.000 denarë.

Po ndërmirren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *