Home / Lajme / Botë / Peticioni për parandalimin e vizitës shtetërore të Trump-it në Britani arrin 1 milion nënshkrime

Peticioni për parandalimin e vizitës shtetërore të Trump-it në Britani arrin 1 milion nënshkrime

Peticioni – i cili bën thirrje për ta ndaluar vizitën shtetërore të presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani të Madhe – e ka arritur shifrën e 1 milion nënshkrimeve.

Numri i nënshkrimeve është rritur më të madhe qëkur urdhri ekzekutiv i SHBA-së për t’ua ndaluar hyrjen në vend qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane u fut në efekt, duke shkaktuar zemërim në tërë botën, transmeton Express.

Kryeministrja britanike, Theresa May, njoftoi për vizitën e Trump-it gjatë vizitës së saj në SHBA.

Qeveria britanike ka hedhur poshtë thirrjet për ta anuluar vizitën e Trump-it.

Lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, i ka bërë thirrje kryeministres që ta shtyjë vizitën e Trump-it./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *