Home / Lajme / Rajon / Plagosja në Prishtinë, policia arreston njërin prej të dyshuarve (Foto)

Plagosja në Prishtinë, policia arreston njërin prej të dyshuarve (Foto)

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar në lidhje me rastin e tentim vrasjes që ka ndodhur me 20 janar të këtij muaji në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, në një lokal nate, ku M.Sh, 56 vjeç kishte mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, raporton Indeksonline.

Hetuesit policor pas një pune intensive kanë arritur që të kapin edhe personin e dytë të dyshuar përkitazi me plagosjen e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 20 janarit.

Pak minuta pas marrjes së informatës për ndodhjen e rastit, policia në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, kishte arritur të ndalojë automjetin Golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe e kishin arrestuar të dyshuarin: Z.B, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Indeksonline ka mësuar se në kërkim të policisë janë ende edhe tre të dyshuar të tjerë.

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *