Home / Lajme / Rajon / Plagosje në Pejë

Plagosje në Pejë

Policia ka njoftuar se dje në Pejë, pas një mosmarrëveshje mes dy personave njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

“Rr. “UÇK-së”, Pejë 26.01.2017-19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme është fjalosur dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të cal.7.62, ndërsa tek i dyshuari një revole M 57 që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe një karikator të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *