Home / Kryesoret / PLD : Gruevski ta kthej mandatin!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 10:03:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

PLD : Gruevski ta kthej mandatin!

Edhe pas një jave nga ndarja e mandatit, Nikolla Gruevski nuk arin të formoj qeveri. Përkundrazi ai ende po luan me durimin e qytetarëve, të cilët qartazi më 11 dhjetor votuan për ndryshime dhe ndrim të rezhimit, reagojnë sot nga PLD, transmeton Zhurnal.

“Qëllimet e Gruevskit janë të qarta. Formim i qeverisë së re në krye me opozitën, mbajtjen e shtetit në robëri dhe promocion të së ardhmes pa perspektivë. Por Gruevski patjetër duhet ta dijë se procesi për pastrimin e skenës politike, si dhe demontimi i “Gruevizmit” është i pandalshëm.
Të gjithë ata politikanë të cilët janë të dyshuar nga PSP për krime, nuk munden dhe nuk guxojnë të formojnë qeveri.

Për këtë shkak, thrrasim Gruevskin ta kthej mandatin, sepse shteti ka nevojë për qeveri e cila do të filloj reforma themelore të bazuara në rekomandimet e raportit të Pribes. Në Maqedoni patjetër të kthehet sundimi I ligjit dhe respektimi I institucioneve të sistemit. Ndër prioritetet e qeverisë duhet të jenë reformat për gjyq të pavarur, si dhe vazhim I punës së prokurorisë speciale. Dhe përfundimisht të fillohen proceset gjyqësore për të gjithë funksionerët e qeverisë të involvuar në krime, korupsion dhe mashtrime zgjedhore.

Maqedonia nuk guxon më të jetë vend I urrejtjes, ndarjes dhe varfërisë, por shtet stabil I cili do të arrij në rrugët e Europës dhe NATO-s” , thuhet në deklaratën.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *