Home / Lajme / Maqedoni / PLD: Gruevski të kthejë mandatin

PLD: Gruevski të kthejë mandatin

Kanë mbetur edhe pak ditë që nga afati për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, një javë pasi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dorëzoi mandatin Gruevskit për formimin e qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën më 11 dhjetor.

Por, ende nuk ka asnjë lëvizje për formimin e qeverisë, ndërsa nga PLD thonë se Gruevski po luan me durimin e qytetarëve.

“Qëllimet e Gruevskit janë të qarta. Formim i qeverisë së re në krye me opozitën, mbajtjen e shtetit në robëri dhe promocion të së ardhmes pa perspektivë.

Por Gruevski patjetër duhet ta dijë se procesi për pastrimin e skenës politike, si dhe demontimi i ‘Gruevizmit’ është i pandalshëm.

Të gjithë ata politikanë të cilët janë të dyshuar nga PSP për krime, nuk munden dhe nuk guxojnë të formojnë qeveri.

Për këtë shkak, thrrasim Gruevskin ta kthej mandatin, sepse shteti ka nevojë për qeveri e cila do të filloj reforma themelore të bazuara në rekomandimet e raportit të Pribes.

Në Maqedoni patjetër të kthehet sundimi i ligjit dhe respektimi i institucioneve të sistemit. Ndër prioritetet e qeverisë duhet të jenë reformat për gjyq të pavarur, si dhe vazhim i punës së prokurorisë speciale.

Dhe përfundimisht të fillohen proceset gjyqësore për të gjithë funksionerët e qeverisë të involvuar në krime, korupsion dhe mashtrime zgjedhore.

Maqedonia nuk guxon më të jetë vend I urrejtjes, ndarjes dhe varfërisë, por shtet stabil I cili do të arrij në rrugët e Europës dhe NATO-s”, thuhet në deklaratën e PLD-së. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *