Home / Showbiz / Policia shqiptare prapë në kërkim të arrestimit të Stresit

Policia shqiptare prapë në kërkim të arrestimit të Stresit

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mëngjesin e sotëm reperin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi.

Burime nga policia bëjnë me dije se Stresi dhe një 21-vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë, transmeton albeu.

Për këtë arsye, blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Arkimed Lusha., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të

• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”

• Një automjeti tip “Audi” Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *