Home / Shëndeti / Polipet nazale (mish i huaj në hundë): Shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale (mish i huaj në hundë): Shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës. Ato lidhen me inflamacionin e pjesës së brendshme të rrugëve nazale dhe sinuseve, që zgjasin më shumë se 12 javë (sinusiti kronik). Ndodh që të ketë sinusit kronik edhe pa polipe nazale.

Polipet nazale rriten në indin e inflamuar të mukozës së hundës. Mukoza është një shtresë e lagësht e cila mbron shtresat më të thella të hundës dhe sinusit, si dhe i jep lagështirë ajrit gjate frymëmarrjes.

Polipet nazale janë masa të buta, që nuk dhëmbin, prandaj, nëse janë të vogla, nuk duhet të shqetësoheni për to. Ndërsa rritja e shumëfishtë e tyre apo një polip nazal më i madh mund të bllokojë rrugët nazale dhe sinuset.

Shenjat e zakonshme të sinusitit kronik me polipe nazale janë:

Skuqje të hundës
Zagushi e vazhdueshme
Rrjedhje hundësh
Probleme me shqisën e të nuhaturit
Mungesë të sensit të shijes
Dhimbje koke ose në fytyrë
Dhimbje në pjesën e sipërme të dhëmbëve
Një ndjesi presioni në ballë dhe fytyrë
Gërhitje
Kur duhet të shkoni tek mjeku:

Kontrollohuni nëse këto simptoma zgjasin më shumë se 10 ditë. Simptomat e sinusiti kronik dhe polipeve nazale janë të ngjashme me disa sëmundje të tjera, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme.

Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse përjetoni:

Probleme serioze me frymëmarrjen
Përkeqësim të papritur të simptomave
Probleme me shikimin apo lëvizje me vështirësi të syve
Ënjtje të shumta përreth syve
Dhimbje të shumta koke të shoqëruara me temperaturë të lartë
Shkaqet

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të qartë se çfarë mund t’i shkaktojë polipet nazale; përse tek disa njerëz zhvillohet inflamacioni kronik dhe pse inflamacioni shkakton formimin e polipeve tek disa njerëz dhe tek të tjerët jo. Inflamacioni shfaqet në pjesën e brendshme të hundës dhe sinuseve (membranën e mukozës) që prodhon fluide. Ka disa të dhëna që tregojnë se njerëzit që zhvillojnë polipe kanë reagim të ndryshëm ndaj sistemit imunitar dhe shënjues të ndryshëm kimikë në membranën e mukozës në krahasim me ata që nuk zhvillojnë polipe.

Polipet nazale mund të formohen në çdo moshë, megjithatë janë më të zakonshëm tek të rinjtë dhe tek moshat e mesme.

Faktorët e rrezikut

Çdo gjendje që shkakton inflamacion kronik në rrugët nazale ose sinuset, si infeksionet apo alergjitë, mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e polipeve nazale. Këto gjendje janë:

Astma, një sëmundje që shkakton inflamacion në rrugët e frymëmarrjes.

Ndjeshmëria ndaj aspirinës mund t’u shkaktojë disa njerëzve zhvillim të polipeve nazale.

Sinusitet alergjike fungale, një alergji në rrugët e frymëmarrjes

Fibroza cistike, një çrregullim gjenetik që çon në prodhimin dhe sekrecionin e fluideve ngjitëse, si mukusi nga membranat nazale dhe sinusi.

Sindroma Churg-Strauss – një sëmundje e rrallë që shkakton inflamacion të enëve të gjakut.

Historia familjare gjithashtu mund të luajë një rol në zhvillimin e polipeve nazale (mish i huaj në hundë).Burimi: Mayo Clinic.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *