Home / Kryesoret / Popovski “iritohet”: Shqipëria dhe Kosova të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 09:21:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Popovski “iritohet”: Shqipëria dhe Kosova të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë

Shefi i diplomacisë së maqedonase, Nikolla Poposki, ka kritkikuar Shqipërinë dhe Kosovën sepse sipas tij këto të fundit po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Nuk është e hijshme, por as e përshtatshme, kur kryeministri ose kryetari i shtetit fqinj drejtpërdrejt përzihen në punët e brendshme, veçmas jo në periudhë pas zbatimit të zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe përpara formimit të Qeverisë. Po dërgohen sinjale të gabuara në rajon. Gjithsesi se është e rrezikshme kjo qasje në një vend me traditë multikulturore. Shumë larg është nga praktika e fqinjësisë së mirë. Nëse të gjithë kemi pajtueshmëri se ardhmëria jonë është në Evropë, atëherë lufta është që të sigurojmë stabilitet, paqe, drejtësi dhe prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët. Gjithmonë kemi qenë plotësisht korrekt në bashkëpunim me fqinjët. Më së miri do të jetë që edhe ato të na bashkohen në këtë rrugë, në vend që të vendosin mina të cilat sjellin rrezik për të gjithë”, ka thënë ministri i MPJ-së, Poposki.

Ndryshe, dje shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka thënë se Tiranës zyrtare e as personaliteteve politike në Shqipëri nuk ju interesojnë koalicionet për qeverinë e Maqedonisë, por atyre ju interesojnë vendimet që do të merren për qytetarët shqiptarë atje.

“Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, partitë Parlamentare shqiptare dalin mbi dasitë e tyre ideologjike dhe bien dakord për një listë çështjesh, të cilat natyrisht do të duhet që të afatizohen, do të duhet që të detajohen për të rishikuar më pas edhe mënyrën sesi ato çështje do të zbatohen në praktikë. Në këndvështrimin tonë, partitë shqiptare në Maqedoni kanë rënë dakord për të mbështetur njëra-tjetrën përsa i përket zbatimit të këtyre çështjeve, apo mënyrës sesi do të zbatohen këto çështje, por nuk kanë rënë dakord dhe është krejt e natyrshme, për t’u bërë bashkë në një parti”, thotë ministri Bushati.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *