Home / Kryesoret / « Problemet me nxemje qendrore » Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit detyrohet të zgjasë pushimin dimërorë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-22 22:10:38Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Problemet me nxemje qendrore » Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Moranë të Studeniçanit detyrohet të zgjasë pushimin dimërorë

Nga nesër me vendim të ministrisë së arsimit dhe shkencës pritet që të fillojë gjysëm vjetori i ri shkollorë duke lënë kështu pas pushimet dimërore të cilat paksa u zgjatën për më shumë se një javë nga organet shtetërore për shkak të viruseve të përhapura tek popullata dhe i ftohti që kishte rënë deri në -20 gradë C, informon Zhurnal.

Mirëpo ky gjysëm vjetor i dytë duket se nuk do jetë njejtë edhe për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Moranë të  Studeniçanit pasi që shkolla ka probleme me nxemjen qendrore dhe është e detyruar që pushimin dimërorë ta vazhdojë për disa ditë përderisa t`i shmangen problemit me nxemjen.

Këtë vendim e kanë bërë të ditur vet autoritetet e shkollës duke njoftuar kështu përmes rrjeteve sociale prindërit dhe fëmijët se mësimi për ta nuk fillon nesër.

Ja njoftimi i plotë i autoriteteve të shkollës “Naim Frashëri”:

“Të nderuar qytetarë, prindër dhe nxënës , në emër të drejtoris së shkollës ju njoftoj se fillimi i gjysëmvjetorit  të dytë për ditën e ( hënë )23.01.2017 është anuluar me vendim të Komunës së Studeniçanit  për shkak problemeve me nxemjen qëndrore. Mësimi në gjysëmvjetorin e dytë Shkolla fillore “Naim Frashëri” f.Studeniçan / f.Moranë do të fillojë me 26.01.2017(E Enjte) sipas orarit mësimor grupi lëndor paradite  dhe grupi klasor pasdite”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *