Home / Shëndeti / Pse duhet të përdorësh domate për fytyrën në dimër?

Pse duhet të përdorësh domate për fytyrën në dimër?

Gjatë dimrit, lëkura ka vërtet nevojë për kujdes të veçantë. Për shkak të acarimeve nga tharja, lëkura kërkon vazhdimisht trajtime.

Një prej maskave që këshillohen për të pastruar, hidratuar, por edhe ushqyer lëkurën në kohën e ftohtë, është domatja.

Një maskë natyrale, e cila është edhe shumë e thjeshtë në përdorim – domate me mjaltë. Këshillohet ta përdorësh gjatë natës, në mënyrë që kur të zgjohesh në mëngjes të kuptosh rezultatet.

Domatja është një prej produkteve më të mira që lufton moshën, për shkak numrit të madh të antioksidantëve që përmban, por edhe përmbajtjes së likopenit, që lufton radikalet e lira.

Si ta përdorësh?

Prite në gjysmë një kokërr domate dhe përzieje me një lugë ҫaji mjaltë.

Përzieje derisa të krijosh një lloj paste dhe aplikoje para se të flesh. (Nëse ke ҫarҫafë të bardhë, vendos një peshqir si mbrojtës, në mënyrë që të mos i bësh me njolla.)

Domatja është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat janë të mrekullueshme për fytyrën.

Pastroje fytyrën pasi të zgjohesh në mëngjes dhe do ta ndiesh lëkurën të freskët dhe të shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *