Home / Lajme / Maqedoni / Pse përfaqësues nga Lëvizja BESA nuk ishin në takimim me Ambasadorin Walker?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 08:46:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com6DÿP 2$#kÐ7¨ˆy¨

Pse përfaqësues nga Lëvizja BESA nuk ishin në takimim me Ambasadorin Walker?

Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA nuk kanë qenë pjesë e takimit të ish-ambasadorit Wiliam Walker në Tetovë, i njohur si figura kyçe e detektimit të krimeve dhe masakrave serbe, Reçakut, që bëri kthesë për Kosovën dhe pasoi me ndërhyrjen e NATO-s.

Pas vizitës së tij në Kosovë ku mori pjesë në inaugurimin e përmendores së tij në Reçak, Walker vazhdoi në Maqedoni, ku përmes delegacionit që përfaqësonte kishte ftuar në takim partitë shqiptare. Por në takimin në Tetovë nuk ka qenë vetëm Lëvizja BESA.

Nga kjo parti për disa portale kanë sqaruar arsyen e mospranisë në takim.

“Media-qendra e Lëvizjes BESA sqaron për opinionin se BESA nuk ka marrë asnjë ftesë nga ambasadori Wolker për takim. Në të vërtetë, në emër të tij është paraqitur një person me emrin Haxhi Dauti dhe ka kërkuar që ne të marrim pjesë në një takim të përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, ndërsa i kemi sqaruar se do të donim ta kemi mysafir ambasadorin Wolker në zyrat e BESËS, ku do të mund ta shqyrtonim edhe mundësinë e një takimi të tillë, por kjo nuk ndodhi dhe ne nuk kemi përgjigje pse“. thuhet mes tjerash në një sqarim nga “BESA”

Gjatë kësaj vizite ambasadori Walker ishte i shoqëruar nga veprimtari i madh i cështjes shqiptare në diasporë, Haxhi Dauti njëkohësisht kryetar i Këshillit shqiptaro Amerikan i cili vec tjerash kishte për sipër organizimin e takimeve të ambasadorit Walker dhe Sabedin Gashi – i cili eshte njehereshit edhe Kryetar i Shoqatës “Shqiponja e Lirë” – me baze në Uashington D.C por edhe përfaqësues të tjerë të denjë të diasporës shqiptare.

Në këtë takim nga BDI ka qenë nënkryetarja Teuta Arifi, nga Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela dhe nga PDSH, Azem Sadiku.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *