Home / Lajme / Maqedoni / PSM: Do të kundërshtojmë çdo tentim për ndërrim të Kushtetutës dhe shantazheve gjatë formimit të qeverisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 14:21:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

PSM: Do të kundërshtojmë çdo tentim për ndërrim të Kushtetutës dhe shantazheve gjatë formimit të qeverisë

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të qeverisë së re. Përkujton se partitë në Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Kuvend.

PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t`i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë.

Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *