Home / Lajme / Botë / Putin trondit Serbinë për Kosovën, ja çfarë thotë (VIDEO)

Putin trondit Serbinë për Kosovën, ja çfarë thotë (VIDEO)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tronditur opinionin publik serb në një intervistë për të përditshmen gjermane “BILD”, ku ai ka thënë se Kosova ka të drejtën e vetëvendosjes sikurse edhe Krimea.

“B92” ka shkruar një artikull, ku citohet Putini duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb.

Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Një nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës.

“Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës“, ka thënë ai.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: ‘Putin, të duam’!, ‘Putin, Serbia është me ty’!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, “BILD”, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur ligjore dhe të justifikuar. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *