Home / Kuriozitete / Qentë heronj shpëtojnë të zonjën

Qentë heronj shpëtojnë të zonjën

Këta katër qenë u përballën me një kobra vdekjeprurëse 2.4 metra të gjatë, që kishte hyrë në oborrin e pronares së tyre.

Kafshët trime e zbrapsën gjarpërin helmues, duke mos i dhënë asnjë mundësi që të pickonte ndokënd.

kobra-1

Vetë e zonja e kafshëve u tmerrua se mos zvarraniku do të hynte në shtëpinë e saj në Phitsanoluk të Tailandës, ndaj i vërsuli atij qentë.

E fatmirësisht, kaninët ia dolën që ta largonin gjarpërin, pa pësuar lëndime.

kobra-3

Ndonëse Mbreti Kobër mund të vrasë me një pickim të vetëm, ai zakonisht i evitojn përballjet.

Nëse ia del që të injektojë me sukses helmin e tij, antiserumi i duhur shpëton jetën e viktimës./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *