Home / Kryesoret / Qytetarët: Ibrahim Rugova më i madh se Muhameti dhe Jezu Krishti

Qytetarët: Ibrahim Rugova më i madh se Muhameti dhe Jezu Krishti

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e vdekjes së tij. Figura e Rugovës u cilësua si dijetar dhe profet i gjithë shqiptarëve.

Nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu tha se sot po kujtojnë dijetarin dhe burrështetasin Ibrahim Rugova.

Veliu: Po punojmë mbi bazën e projekteve të tij

“Edhe sot sikurse para 11 vjetësh është e madhe dhe e pa kompensushme dhimbja, por ne po punojmë mbi bazën e projekteve të tij, të trashëgimisë së tij, kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për miqtë, për LDK, për njerëzit, për shtet ndërtimin dhe Kosovën në përgjithësi”, tha ai.
Kurse, qytetarët që bën homazhe vlerësuan lart figurën dhe veprimtarinë e Ibrahim Rugovës. Fehmi Sugujeva tha se ai është profeti i gjithë shqiptarëve.

Sugujeva: Rugova, profet i shqiptarëve

“Presidenti Rugova është ndër figurat më të mëdha markante të popullit shqiptar, mund lirisht ta quaj edhe profeti i të gjithë shqiptarëve, njeri i cili na bashkoi të gjithëve, si në paqe edhe në luftë, presidentin Rugova s’mundem me përshkru me fjalë, është njeri shumë i madh për ne shqiptarët, kush do ta kuptoj, kush nuk do ta kuptoj më së paku është shqiptar. Njerëzit e LDK-së të cilët e përfaqësojnë frymën rugoviane janë jashtë rrethit, kurse, ata të cilat janë në pushtet ose të cilët janë në kryesi, shumë më pak janë duke e prezantuar frymën rugoviane. Rugova është më i madh se Muhameti edhe Jezu Krishti”, tha Sugujeva.

Ndërsa, Mehmet Krasniqi, kryetar i degës së LDK-së në Obiliq tha se Rugova ka orientuar Kosovën në aspektin politik drejt perëndimit që ka qenë shpëtimi jonë i vetëm.

Krasniqi: Fryma rugoviane mbrohet fuqishëm nga LDK-ja

“Padyshim është një nga figurat më madhështore që ka dhënë kombi shqiptar në përgjithësi sepse ka qenë njeri që ka vu bazat e veprimit fillimisht institucional, e ka orientu Kosovën në aspektin politik drejt perëndimit që ka qenë shpëtimi jonë i vetëm, e ka mobilizu popullin shqiptar në një platformë të fuqishme anti-serbe dhe ky mobilizim mandej ka rezultu me aktivitete dhe me zhvillime të mëvonshme edhe rezistencën e viteve 90-ta në gjithë aspektet që është bërë por mandej edhe luftën e armatosur që ka sjellë përfundimisht çlirimin e vendit. Bota ecën, zhvillimet ecin përpara dhe rrethanat janë të tjera, megjithatë, unë konsideroj që fryma rugoviane mbrohet fuqishëm dhe pasohet fuqishëm nga LDK-ja, por gjithsesi në rrethana krejtësisht të reja”, tha Krasniqi.

Fatmir Elshani tha se e vlerësoi Rugovën si të pazëvendësueshëm.

Elshani: Nuk do te kete tjeter

“Figurën e presidentit Rugova e vlerësoj si një figurë e pazëvendësueshme, nuk e di a do të ketë tjetër. Kryesisht e përfaqëson por nuk jam shumë i kënaqur. Me disa veprime që po i bëjnë, me disa mos marrëveshje mes veti nuk po më pëlqejnë. Po flas për brenda LDK-së”, tha Elshani.

Ndryshe, për figurën, veprimtarin dhe kontributin që dha presidenti Ibrahim Rugova, po mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *