Home / Lajme / Rajon / Rama nuk ndalet/ “Provokon” sërish Greqinë, kësaj here me Ali Pashë Tepelenën (FOTO LAJM)

Rama nuk ndalet/ “Provokon” sërish Greqinë, kësaj here me Ali Pashë Tepelenën (FOTO LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një foto të Ali Pashë Tepelenës në “Facebook” duke përkujtuar ditën e vrasjes së tij.

Rama me këtë status duket se ka provokuar sërish Greqinë kur shkruan se Ali Pashë Tepelena frymëzoi në një farë mënyrë revolucionin në Greqi që përfundoi me shpalljen e pavarësisë së kësaj të fundit.

STATUSI
195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.
Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rretherrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si “plaga më e tmerrshme e perandorisë”.

Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.

Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, “përtej interesit të çifligjeve të tyre”.

Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar./Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *