Home / Lajme / Rajon / Ramush Haradinaj mund të lirohet të enjten

Ramush Haradinaj mund të lirohet të enjten

Avokati i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë mund të lirohet me kusht të enjten, ditë kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij, gjë e cila nënkupton se Haradinaj të jetë i lirë në Francë por jo që të kthehet në Kosovë.

 Lirimi me kusht i Haradinajt, mund të ndodh për shkak të zvarritjes së rastit nga ana e Serbisë, rreth kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij, afati për të cilat është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë, shkruan gazeta “Blic”.

Ndërkohë, pala mbrojtëse e Haradinajt, javën e kaluar ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë kjo e cila sipas Kocit pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

Kujtojmë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, bazuar në një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *