Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Anulimi i projektit të Urës së Boshkut një fitore e madhe për natyrën
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 23:04:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

RDK: Anulimi i projektit të Urës së Boshkut një fitore e madhe për natyrën

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se ndërtimi i hidrocentralit në Urën e Boshkut duke devijuar rrjedhën natyrale të lumit Radika është projekt i dëmshëm dhe duhet anuluar.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Banka Evropiane për Rekonstruim dhe Zhvillim, EBRD, ka vepruar drejtë duke anuluar mbështetjen financiare ndaj këtij projekti antikombëtarë. Ky anulim vjen edhe si rezultat i rekomandimeve të Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, për ndërprerrje të menjëhershme të implementimit të projektit të qeverisë maqedone për ndërtimin e hidrocentralit, dhe në të njëjtën kohë është edhe një fitore e madhe për të gjith ata që luftuan për stopimin e menjëhershëm të këtij projekti antikombëtarë. Kurorrëzimi i kësaj fitore kombëtare erdhi me vendimin e anulimit të përkrahjes së këtij projekti nga ana e EBRD-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se projekti i qeverisë së Maqedonisë për devijimin e lumit Radika në Dibër është një projekt antikombëtarë sepse ky lumë ruan biodiverzitetin e larmishëm dhe habitatin natyral të një numri të madh të specieve të mbrojtura, jo vetëm në Parkun Nacional të Mavrovës, por edhe të gjitha vendet ku kalon lumi Radika. Projektet antikombëtare nuk do të kalojnë asnjëherë jo vetëm për rastin konkret të lumit Radika, por edhe për shumë tendenca tjerra të dashakeqëve të kombit shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *