Home / Kryesoret / REL: BDI kërkon pretekst që mos të koalicionoj me VMRO-DPMNE-në
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 12:37:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com{

REL: BDI kërkon pretekst që mos të koalicionoj me VMRO-DPMNE-në

BDI pas seancës së mbrëmshme në kryesinë qëndrore tregoi kushtet prej të cilave nuk do të lëshojë pe në negociatat për formimin e qeverisë së re, shkruan REL, transmeton Zhurnal. Për ekspertët, më saktësisht kushti  për vazhdimin e mandatitt të PSP-së  është bërë me qëllim që mos të pranohet nga VMRO-DPMNE dhe kjo të jetë arsyeja që mos të formojë qeveri me BDI-në.

Pengesa kyçe në negociatat për formimin e qeverisë do të jetë kërkesa e BDI-së për vazhdimin e punës së PSP-së , thonë analistët, sepse kjo nuk do të ishte e pranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe paraqet alibi në partinë në bllokun shqiptar me qëllim të mos kenë sukses negociimet. Nga BDI theksojnë se kërkesat janë që të zbardhen të gjitha dyshimet që dolën nga skandali i përgjimeve.

Kërkesat tjera të cilat u vërtetuan në seancën e mbrëmshme në kryesinë qëndrore të partisë nga të cilat nuk do të tërhiqen në negociimet mbështeten në barazinë e përdorimit të gjuhës dhe integrimi në UE dhe NATO. Nga BDI theksuan gjithashtu se nuk kanë partner të preferuar nga blloku maqedonas.

“BDI interesin për mbajtjen e stabilitetit të shtetin e vendos mbi interesat dhe kalkulimet partiake”, thuhet në deklaratën e partisë.

Nga VMRO-DPMNE në pyetjen si i vlerësojnë kushtet e BDI-së thonë se me siguri ato do të shqyrtohen gjatë ditës.

“Gjithsesi ajo do të jetë në lidhje me deklaratat dhe përmbylljeve nga mbledhjet e partnerëve koalicionues dhe nga përmbylljet e komitetit qëndror dhe ekzekutiv si trupa më të lartë partiak”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se si duket BDI nuk do të përmbahet vetëm në principin e fituesit në bllokun maqedonas të formojë qeveri me partinë fituese nga ai shqiptar. BDI, sipas tij është parti e delegjitimuar, për shkakun se në zgjedhje ka humbur shumë vota dhe mu për këtë nuk guxon të koalicionon me VMRO-DPMNE, sepse në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë si PDSH-ja.

“PSP është vendosur si kusht kryesor pas deklaratës së Gruevskit se nuk do të negociojë për vazhdimin e mandatit të këtij institucioni. Kjo më duket si përpjekje të gjehet një alibi ose të ndërtohet një pengesë për koalicionim të mundshëm, kështu që BDI të nxiret nga ai princip të cilin vet partia e vendosi  “fituesi me fituesin” kështu që VMRO-DPMNE ta refuzojë këtë pikë domethënë vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe me këtë të mos kemi koalicionim mes dy partive”, thekson Neziri.

Ndryshe, vetëm BDI nga blloku shqiptar nuk e hodhi mundësinë që të negocionoj me VMRO-DPMNE-në, e cila e ka mandatin për formimin e qeverisë së re, ndërsa afati mbaron në fund të muajit. BESA dhe Aleanca për Shqiptarët e hodhën poshtë një mundësi të tillë për koalicionim me VMRO-në, ndërsa nga PDSH nuk dolën fare me qëndrim për këtë çështje.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *