Home / Kryesoret / REL: Defokusim i opinionit për t’i ikur përgjegjësisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 13:02:18Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

REL: Defokusim i opinionit për t’i ikur përgjegjësisë

Përcjellja e vëmendjes së opinionit nga një skandal në tjetër, ose nga një problem thelbësor kah një armik i imagjinuar është një mehanizëm i njohur të shumicës qeveritare të deritanishme, thonë analistët, shkruan REL, transmeton Zhurnal. Ata sqarojnë se kampanjat me të cilat po frikësohet populli shërbejnë për mbulimin e dobësisë për blerje të kohës.

Analistët thonë se fuqia e iluzionistëve është në tërheqjen e vëmendjes, publiku shikon në atë se çka është dritë e plotë në skenë, atë se çka don të tregojë iluzionisti, dhe jo në atë se çfarë në të vërtetë bën ai prapa skene. E ngjashme është edhe tregimi për Maqedoninë. Përcjellja e vëmendjes së opinionit nga një skandal në tjetër, ose nga një problem thelbësor kah një armik i imagjinuar është një mehanizëm I njohur të shumicës qeveritare të deritanishme.

Në periudhën kur pritej formim i qeverisë, kur pritej se të dyshuarit për krim zgjedhor në lëndët që dolën nga bisedat e përgjuara përsëri do të jenë pjesë e udheqësisë së tij në shtet, sikurse gjyqi me të gjitha të shtënat e tyre të brendshme do të meret me lëndët ku role kryesore do të kenë funksionarët e deritanishëm, sepse askush më nuk i përmend vërejtjet e Rajnhard Pribe dhe nevojat për çlirimin e shtetit nga partia, në periudhën kur vetëm 10 centimetra borë i bllokoi rrugët, në opinion tema kryesore është shpëtim i shtetit nga armiku i huaj Xhorxh Soros i cili ka financuar organizatat joqeveritare.

Analsiti politik Mitko Gaxhovski thotë se si duket nuk ka përparim në negociatat për formimin e qeverisë, kështu që hapja e temave në opinion të cilat do ta defokusojnë opinionin nga problemet kryesore shërben për blerje të kohës dhe tërheqje të bisedimeve.

“Mendoj se tërheqja e negociatave dhe me mos fillimin e tyre, shkohet në kartën që të thellohet edhe më tej kriza në Republikën e Maqedonisë dhe konsideroj se kjo më shumë i konvenon VMRO-DPMNE-së se sa ndonjë partie tjetër politike” thot ai.

Mbulimi i qeverisjes së keqe në koalicionit të deritanishëm mes VMRO-DPMNE dhe BDI janë pjesë së shkaqeve për defokusim të opinionit në dy muajt e kaluar me tema si federalizmi, kantonizimi, shtypje mbi KSHZ, shpërthime nacionalistike dhe sulme verbale mbi ambasadorët e jashtëm në vend, thotë Ismet Ramadani nga këshilli euroatlantik. Ai shton se hapja e një fronti të ri në organizatat joqeveritare shkon në dëm të partisë.

“Lufta është që të mbijetojë si parti politike, e cila kërkon mënyrë t’ua mbush mendjen së paku atyre që i ka nën ndikim se janë vetëm ato dhe askush tjetër nuk mund të qeverisë me Maqedoninë,” thotë Ramadani.

Ramadani thotë se pyetjet kyçe të cilat zvarriten janë detyrat të shkruara nga komisioni evropian dhe nga raporti i Rajnhard Pribe që të dilet nga kriza politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *