Home / Lajme / Maqedoni / « REL » Desorosoizimi – tentim për kontrollë totale
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 12:11:57Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« REL » Desorosoizimi – tentim për kontrollë totale

Paratë e Sorosit e pengojnë kontrollën totale të Gruevskit, por edhe të Ahmetit mbi fuqinë e shoqërisë të kundërshtojë në politikat e tyre, për këtë arsye dhe hapin luftë kundër tij, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Kampanja intensive dhe agresive kundër Sorosit, të cilën lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski  e paraqiti në shpalljen parazgjedhore, e cila në këtë periudhë fuqishëm po zbatohet, sipas analistëve politik, është rezultat i shumë arsyeve.

Arsyeja ideologjike është pjesë e luftës globale mes kulturave, thotë analisti politik Arsim Zekolli, duke shtuar se Gruevski dhe e djathta e konsiderojnë Soros si babai i liberalizmit, i cili gjithsesi është oponent natyral i autoritetit të së djathtës të cilit Gruevski, Tramp dhe e djathta e re i përkasin, shkruan mes tjerash REL.

“Arsyeja e dytë është më praktike dhe financiare, përshkak se fondet e Soros e pengojnë kontrollën totale të Gruevskit, por edhe të Ahmetit mbi fuqinë e shoqërisë të kundërshtojë në politikat e tyre. Gruevski konsideron se nëse nuk ka para, nuk do të ketë dhe fuqi, as mënyra që shoqëria ti kundërshtoj politikat  e tij”, thotë Zekolli.

Arsyeja e tretë sipas Zekollit, është brendapolitike dhe qëllime të krijojë grindje në opozitë nëpërmjet ndarjes së fraksioneve dhe klaneve të cilët janë të dyshuar nga ana e Gruevskit se janë të ndikuar nga Soros. Në këtë mënyrë ai i nxit fraksionet populistike në opozitë në mënyrë që të mundet më lehtë ti trajtojë.

Profesori Denko Malevski thotë se arsyeja e luftës së shfaqur nga VMRO-DPMNE kundër rrjetit të Soros  janë pozitat e rrezikuara të partisë qeveritare.

“Partia qeveritare pas zgjedhjeve duhet të planifikojë të tërhiqet në opozitë dhe i ndodhur nën presion nga të gjitha anët ku ndjen se ai presion është më direkt, duke u përpjekur të vendos ndonjë kontrollë me qëllim ta ruan qeverinë”, deklaroi Maleski.

Shembulli i fundit  i protestave të Maqedonëve para kullës së Donald Tramp në Nju Jork, kundër fondit të Xhorxh Soros dhe politikave të tij hapin dilemat se a është kjo me iniciativë të “Ilindienit”, ose si rezultat i lidhjeve të tyre me rrymat e të së djathtës në Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara dhe Partinë e Unionit Europian.

“Demokracia dhe proceset demokratike më nuk janë të mjaftueshme të detektojnë autokracinë e cila mbizotëron gjithandej botës. Por, për këtë shkak liberalizmi  po bëhet dominant si oponent i vetëm i ngelur. Sikurse Tramp, ashtu edhe Gruevski këtu kanë vërejtur dhe bëjnë përpjekje ta ndalojnë”, thekson Zekolli.

Edhe pse mendimet se ndryshimet e administratës amerikane dhe mardhëniet e pakëndshme personale Tramp-Soros ndikojnë në kampanjën intensive kundër Soros në vend, nuk përjashtohet ai element.

“Politikën amerikane nuk e përbënë vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara, por edhe një rrjet  i zhvilluar institucional në institucionet demokratike dhe sektorin e fuqishëm civil”, deklaroi Maleski.

Pritshmëritë janë se me ndryshimin, Tramp nuk do të insitojë aq shumë në promovimin e demokracisë jasht vendit, ose çfarë forme të qeverisjes do të ketë ndonjë shtet, por do të orientohet më tepër kah biznesi, deklaron për fund Maleski, i cili vlerësimet e tilla i konsideron si të gabuara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *