Home / Lajme / Maqedoni / « REL » Opsionet e mundshme për një qeveri të re
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 13:24:48Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« REL » Opsionet e mundshme për një qeveri të re

Në dy ditë para skadimit të afatit për formim të qeverisë të gjitha opsionet janë të mundshme nga një qeveri e vjetër – e re , deri te një krizë e re dhe zgjedhje të reja. Punët mund të bëhen më të qarta sonte pas mbledhjes së BDI-së ku pritet të qartësohen qëndrimet partiake, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Paqartësia qëndron në qëndrimet e ndryshme të BDI-së ku fshehtas punojnë për qeveri të re ndërsa ndryshe shprehen para publikut dhe nga kjo hapen hapësira për skenare të ndryshme. Gjithsesi nuk është e pamundur që lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së të kthejë mandatin.

Disa deklarata të kryesisë së BDI-së se do të insistojnë në principin fituesi me fituesin që është e precizuar, siç vërtetojnë në marrveshjen e majit, thonë se të dy palët definitivisht do të formojnë qeveri. Analisti politik Aleksandar Dashtevski është i sigurtë se kjo do të ndodhë, por është decid se VMRO-DPMNE nuk do të lëshojë pe për mandatin e PSP-së.

“Ka mundësi përshembull BDI të fitojë ministrinë e finansave, në këtë mënyrë do të zgjidhej edhe kontrollimi i finansave në zonat ku jetojnë shqiptarët, por ka dhe mundësi për edhe ndryshime tjera në ligjin e gjuhës ku parashikohen edhe më tepër të drejta për gjuhën shqipe”, thotë Dashtevski.

Përveç ministrisë së finansave, thuhet se egziston mundësia që BDI ta marrë edhe vendin e kryetarit të parlamentit.

Gjithashtu thuhet se disa deputetë të BDI-së do ta braktisin Ahmetin. Këtë mundësi e thonë disa analist të cilët vërtetojnë se tre deri në katër deputetë të BDI-së nuk do të votojnë për qeveri me Gruevskin. Kjo do të thotë se kjo qeveri nuk do të votohej, sepse të dy partitë së bashku kanë saktësisht sa për shumicë, gjegjësisht 61 deputet. Por, momentalisht është e paqartë se si do të veprojnë dy deputetët e PDSH-së,  tëcilët në gjithë këtë proces janë të heshtur, dhe është e mundur që edhe ata të kyçen në shumicën qeveritare.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA të cilët së bashku kanë tetë deputet tani më kanë deklaruar se nuk do të pranojnë koalicionim me VMRO-DPMNE-në, por nëse hynë në të njejtin koalicion kjo do të thotë se në atë qeveri të mos ketë persona të dyshuar nga PSP”, thotë analisti Xhelal Neziri.

Ky opsion, qeveri pa të dyshuar nga PSP u hap edhe pas deklaratës së zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani i cili tha se maksimalisht do të insistonin që personat nga VMRO-DPMNE që janë nën hetim të mos jenë pjesë e qeverisë. Në këtë opsion kryeministër nuk do të ishte mandatari Nikolla Gruevski i cili është nën hetim nga PSP, dhe në një pjesë të mediave shpesh përmendet edhe emri i ministrit të punëve të jashtme , Nikolla Poposki si kryeministër i ardhshëm.
Gjithsesi, Neziri konsideron se dy subjektet tjera të shqiptarëve, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët vështirë se do ta përkrahin një qeveri të tillë të VMRO-së dhe BDI-së nëse edhe ata nuk kanë përfaqësues të tyre në qeveri.

Nga LSDM shprehën dyshime se presidenti i vendit Gjorge Ivanov, mund t’ia jep mandatin për herë të dytë VMRO-DPMNE-së. Kjo do të thotë se pas ditës së diell presidenti do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë ndonjë përfaqësuesit tjetër nga radhët e VMRO-DPMNE-së kështu që kjo parti do të kishte në dispozicion edhe 20 ditë të tjera për formim të qeverisë. Neni 90 në Kushtetutë parasheh “mandatari në afat prej 20 ditësh nga pranimi i mandatit, në Parlament e prezanton programin dhe e paraqet përbërjen e qeverisë ku Kuvendi duhet të mbledhë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Nga LSDM gjithashtu shpresojnë se Gruevski nuk do të arrij të formojë qeveri dhe mandatin ta kthejë kështu që ata do të munden të formojnë qeveri. Kryetari i partisë Zoran Zaev të enjten e kaluar u takua me njeriun e parë të BDI-së Ali Ahmeti, dhe më pas informuan se në ditët në vazhdim do të vazhdojnë takimet e tyre, për të cilat opinioni do të informohet në kohë. Por, informata për takime të reja nuk ka, por vlerësohet se negociatat me BDI-në do të ishin të vështira për shkakun se në bombat e Zaevit  kishte të përmendur edhe pjesëtarë të BDI-së , gjë me  të cilën janë revoltuar nga kjo parti. Nëse këta të dy miren vesh, do të duhej edhe një parti tjetër shqiptare të bashkangjitet me ta, në mënyrë që të formojnë shumicën.

Nëse edhe LSDM nuk arrin të formojë shumicën atëherë është i hapur edhe opsioni për një koalicion të gjerë. Në këtë, sipas një pjesë e analistëve udhëzon edhe vet deklarata e përbashkët e eurodeputetëve dhe eurokomesarit Johanes Han ku apelojnë deri tek të gjithë “të gjejnë një rrugëdalje për një qeveri të fortë , stabile dhe përgjegjëse”. Por për shkak të mospajtimeve të shumta, para se gjithasth mes VMRO-DPMNE dhe LSDM konsiderohet se kjo do të ishte e vështirë dhe sugjerohet edhe varianta e zgjedhjeve  të reja. Zgjedhjet e reja sipas disa vlerësimeve do të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale të parashikuara në maj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *