Home / Lajme / Maqedoni / Rënie e likuiditetit të bankave në nëntor
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-09 11:39:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Rënie e likuiditetit të bankave në nëntor

Likuiditeti i bankave në muajin nëntor ka pasur rënie të dukshme, tregojnë të dhënat e bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Likuiditeti i zvogëluar në përgjithësi vjen nga shuma më e madhe e plasuar të mjeteve likuiduese në instrumentet monetare ( më së shumti në depozitat afatshkurtëra në BPRM)

Interesi i rritur për plasimin e instrumenteve monetare vjen nga faktorët autonom të cilët ndikuan në drejtimin e krijimit të likuiditetit në sistemin bankar, më së shumti prej transaksioneve të devizave të BPRM me bankat mbështetëse.

Në bazë të të dhënave vjetore, gjithsej depozitat në nëntor janë më të larta për 4,4 %. Rritja e kreditove në përgjithësi del nga niveli më i lartë i kreditove për amvisëri, për ulje të mëtutjeshme të kreditove të ndërmarjeve. Në nëntor, kreditet në bazë të të dhënave vjetore janë më të larta për 1,3% dhe janë mbi projektin e kurtalit të fundit.

Norma vjetore e rritur e krediteve të përgjithshme në fundin e tetorit është 1,8%

Përdorimi i potencialit depozitor për kreditim në sektorin privat, e matur nga bashkëqëndrimi i krediteve dhe depozitave, në tetor është 89,6 %, që është realizim më i ulët krahasuar me pritshmëritë e projektit të tetorit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *