Home / Lajme / Rajon / Rexhep Qosja: Veriun e Kosovës ta marrë Serbia, ne të marrim Luginën e Preshevës
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 08:58:03Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Rexhep Qosja: Veriun e Kosovës ta marrë Serbia, ne të marrim Luginën e Preshevës

Akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja ka deklaruar se e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet me serbët është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Qosja ka thënë se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për çështjen e përcaktimit të kufijve.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, për momentin pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm.

“Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i Veriut dhe Luginës së Preshevës varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi”, është shprehur akademiku Rexhep Qosja.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *