Home / Lajme / Rajon / RrGGK i bashkohet marshit botëror “Gratë Marshojnë”

RrGGK i bashkohet marshit botëror “Gratë Marshojnë”

Të shtunën, me 21 janar 2017, nga ora 11:00 në sheshin Zahir Pajaziti, edhe Kosova do t’i bashkohet marshit botëror “Gratë Marshojnë” (Women’s March), i cili në Prishtinë po organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Këto marshe të organizuara në tërë botën, janë marshe solidariteti të inspiruara nga “Gratë Marshojnë” (Women’s March) në Washington, D.C., për t’ju bashkuar iniciativës të quajtur “Marshi i Grave Botëror” (Women’s March Global). Mbi treqind organizime të marsheve të tilla në 80 qytete nga 40 shtete të botës, do t’i bashkohen kësaj iniciaive një ditë pas inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve.

“Gratë Marshojnë” (Women’s March) u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet, demonizimet, si dhe kërcënimet që u bënë gjatë ciklit të fushatës elektorale ndaj imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, me paaftësi, LGBTI, dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale. Përmes këtyre marsheve, do të ipet një mesazh i qartë për qeverinë e re të SHBA-ve dhe gjithë botën, që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut.

Edhe Kosova ende ballafaqohet me persona në pozitë të cilët vazhdojnë të përdorin gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj grave. Përmes këtij marshi, RrGGK dënon rëndë përdorimin e gjuhës së tillë nga politikanët kosovarë, veçanërisht gjuhën ofenduese të përdorur së fundi ndaj Ministres së Drejtësisë Znj. Dhurata Hoxha dhe ndaj Zëvendëse Kryetares së Parlamentit të Republikës së Kosovës Znj. Aida Dërguti. Liderët dhe politikanët, si përfaqësues të denjë të qytetarëve të Kosovës, duhet të jenë shembull i barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Andaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ne në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne nuk do të ndalemi deri sa të gjitha gratë të gëzojnë barazi dhe harmoni në të gjitha nivelet e udhëheqjes në shoqëri. Të bashkuar, ne duhet të punojmë në mënyrë paqësore duke qenë të vetëdijshëm që nuk ka paqe të vërtetë pa drejtësi dhe barazi për të gjithë.

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *