Home / Kryesoret / Rritet numri i të vdekurve në Maqedoni nga temperaturat e ulëta, qytetarët kërkojnë urgjentisht që t`ju ndihmohet të pastrehurve
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 10:42:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Rritet numri i të vdekurve në Maqedoni nga temperaturat e ulëta, qytetarët kërkojnë urgjentisht që t`ju ndihmohet të pastrehurve

Në këto ditë të ftohta dimri kur temperaturat në Maqedoni arrijnë edhe deri -28 gradë Celsius, në shënjestër janë veçanërisht të pastrehët të cilët vështirë i tejkalojnë temperaturat polare, transmeton Zhurnal.

Deri tani, i ftohti dhe temperaturat ekstreme të ulëta morën tre jetë në Shkup, Strumicë dhe Pehçevë. Kompetentët presin zgjidhje nga qeveria e re.

Edhe pse pika e të pastrehëve i kryqit të kuq punon natë e ditë, ndërsa organizatat qytetare dhe qytetaret me vet iniciativë organizohen, as Ministria për punë, as Qendra për menaxhimin me kriza, ende nuk kanë marë asnjë hap për menaxhimin me problemet shtesë nga moti i keq dhe ti ndihmojnë këtë kategori të njerëzve.

Nga kryqi i kuq të qytetit të Shkupit thonë se çdo ditë marin dhjetëra lajmërime nga qytetarët. Pjesë e tyre janë të shpërngulura në hapësirat e qendrës  për strehim në Momin Potok, ndërsa pjesë e tyre, për shkakun se kanë refuzuar të strehoen atje, u janë sjellur batanije, ushqim dhe veshje të ngrohta.

Qytetarët reagojnë edhe në rrjetet sociale, duke thirur institucionet shtetërore të dalin në teren dhe ti ndihmojnë këta njerëz.
“Nëse  mundej të hapen hapësirat e Qendrës klinike në Shkup për protestuesit para KSHZ pse nuk hapen të njëjtat për të pastrehët të cilët vdesin të ngrirë nga temperaturat polare?! Nëse mundej për protestuesit aq shpejt të organizohet furnizim i drunjve dhe mjete tjera për nxehje, pse nuk mundet të njëjtat të organizohen për të pastrehët? Punëtorët social me siguri kanë të dhëna ku janë ata njerëz!
KOM,  tempujt për çka ju shërbejnë? Për mbledhje të parave ose për popullin i cili vdes rrugëve? Pse nuk i hapni dyert dhe të kujdeseni për këta njerëz? Janë të ndotur? Ja pra edhe një aktivitet. Pastroni ata. Jezusi u përulte dhe ua pastronte këmbët… Qendra për menaxhim me kriza dhe kompetentët në zinxhirin e sjelljes së mekanizmave ligjorë për situata me krizë, nëse për ajrin nuk ka rregullim ligjor, për këtë ka. Çfarë po prisni? Shkruan një qytetar i brengosur nga Shkupi në Fejsbuk.

Përpos pikës së kryqit të kuq në Momin Potok, qendra pranuese hapi dhe Komuna Qendër, në hapësirat e NP Parkingjet në komunën Qendër e cila do të punojë çdo ditë nga ora 16 deri të nesërmen në ora 10.
Qendra sociale “Dunja” në faqen e saj në Fejsbuk lëshoi një apel të hapur për ndihmë dhe strehim të pastrehëve, njëkohësisht vendosje të njerëzve të cilët nuk kanë ku të strehoen nga temperaturat polare.

“Ne në QS Dunja kemi hapësirë ku mund të ndihmojmë dhe të strehojmë dikë tek ne përshkak të temperaturave të ulëta. Lokacioni ësht “Rajko Zhinzifov” nr 22. Nevojitet vetëm ta ndani këtë lajm dhe të sjellni të pastrehë në këtë adresë, si dhe donacione si batanije, ushqim, mjete ngrohëse, uj, jastëk, donacione parash etj “ shkruajnë vollonterët në apelin.

Derisa të gjitha këto qendra janë koncentruar në Shkup, shtrohet pyetja çfarë do të ndodhë me të pastrehët rreth vendit, veçanërisht se dy nga tre viktimat ishin nga qytetet tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *