Home / Lajme / Botë / Rusi, Peskov: Nuk dihet kohëzgjatja e bisedimeve të paqes për Sirinë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 10:41:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Rusi, Peskov: Nuk dihet kohëzgjatja e bisedimeve të paqes për Sirinë

Mbetet e paqartë kohëzgjatja e negociatave që do të zhvillohen për arritjen e një paqeje të përhershme në Siri mes forcave të regjimi dhe atyre rebele.

“Është ende e paqartë se sa do të zgjasin bisedimet për paqe, përgatitjet e tyre janë duke u bërë me një intensitet të theksuar”, është shprehu Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse.

Negociatat e paqes për Sirinë pritet të fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 23 janar.

Ndërkohë marrëveshja e armëpushimit  vazhdon të mbetet në fuqi në Siri, ku nuk kanë munguar edhe luftimet mes forcave të regjimit  dhe grupeve të cilat
nuk janë të përfshira në marrëveshje.

Nga ana tjetër disa grupe të forcave rebele kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të hynë në bisedimet e paqes, pasi marrëveshja e armëpushimit është shkelur nga forcat e regjimit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *